BB8, banorët e “burgosur” 
presin surpriza nga të afërmit

BB8, banorët e “burgosur” <br />presin surpriza nga të afërmit
Të burgosurit  në shtëpinë e Vëllait të Madh shpresojnë dhe hamendësojnë për surpriza të ndryshme që mund t’iu organizojë Big Brother. Ata hamendësojnë se kush mund të marrë një surprizë. Të gjithë mendojnë se do të takojnë të afërmit. Zaida do të takojë fëmijët. Kristi thotë se duhet tu bëhet surprizë atij që ndjen shumë mall për të afërmit.

Tea dhe Fatjoni janë të sigurt që nuk do të jenë të përzgjedhurit e drejtoresh Albës për të marrë surprizë. Ata janë të vetëdijshëm se nuk janë sjellë mirë. Fatjoni mendo se Fabiani do të jetë i përzgjedhuri për të marrë surprizë pasi ai është i preferuari i gardianeve dhe drejtoreshës.

Të burgosurit qeshin duke hamendësuar se një familjarë i ardhur në takim do të nxjerr prej burgut njërin prej tyre. Ata tregojnë se si do të shfajësohen tek familjarët që kanë rënë në burg. Kjo sjell shumë të qeshura në shtëpi. Fabiani dhe Maria tregojnë histori nga jeta e tyre.

Gardianët tanimë po hanë darkë dhe u thonë njëri-tjetrit që ndihen shumë të lodhur. Ata kalojnë disa orë duke qeshur dhe bëjnë roje. Drejtoresha dhe gardian Diedoni kanë orën e pushimit. Ata darkojnë dhe shkojnë të pushojnë.

bb8

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr