Alba lexon përpara të “burgosurve” detyrat dhe përgjegjësitë e saj dhe gardianëve kundrejt tyre. Pasi përfundon së lexuari zarfin, Alba udhëzon banorët se tashmë duhet të shkojnë në zonën ku ndodhet burgu.
Banorët shkojnë të gjithë në zonën ku është ndërtuar burgu dhe pasi hyjnë brenda shohin një dhomë me mure të shkruara dhe me figura. Ata vetë nisin që të shkruajnë mbi mure duke përdorur mjete t që kanë në dispozicion. Kështu Xhensila shkruan inicialet e saj, duke gërvishtur murin me çakmak.
Teksa shohin muret e “qelisë” banorët nisin të bëjnë shaka me njëri-tjetrin për grafitet që gjenden nëpër mure. Një pjesë e tyre rehatohen mbi shtretër dhe kështu nisin të shkëmbejnë biseda të shkurtra. Në këtë mënyrë nis jeta për banorët si të burgosur, ndërsa Gardianët dhe drejtoresha mblidhen në kuzhinë dhe diskutojnë për mëngjesin e parë të të burgosurve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
