BB8, Historia e trishtë e Marias:
Vuaj nga leuçemia kronike

BB8, Historia e trishtë e Marias:<br />Vuaj nga leuçemia kronike
Në shtëpinë e Big Brother vijojnë dinamikat dhe histotë e ndryshme të banorëve të cilat shpeshherë janë të trishta. Një prej konkurrenteve me një histri mjaft të trishtë është edhe Maria. Ajo i tregon Eleonorës sesi ajo është përfshirë në një ngatërresë me ligjin në Greqi. Pasi ndihmoi një njeri të sajin, ajo përfundoi në burg për tetëmbëdhjetë muaj.

Në atë periudhë ka pasur një histori të dhimbshme, dhe më pas një abort. Asaj i është shfaqur një sëmundje shumë e vështirë, Maria vuan nga leuçemia kronike. Maria shpjegon se ajo ka nevojë për transfuzion gjaku tre muaj në vit, çdo dhjetë ditë. Ajo duhet të ketë shumë kujdes për shëndetin.

Gjithë puna që ajo bën, është për të mbuluar shpenzimet që ka kjo sëmundje. Kimioterapia ka qenë gjithashtu shumë e vështirë, por familja dhe nipërit e saj janë arsyeja që ajo të vazhdojë të jetojë. Maria e bind veten çdo ditë që është shumë mirë dhe kjo e bën që të vazhdojë të shikojë përpara. Ajo po e shijon shumë qëndrimin e saj në Big Brother.

Eleonora e këshillon që këtë histori ta ndajë me banorët në një moment tjetër. Eleonora mendon se duke e ndarë jetën e saj tani në këtë moment me banorët, ata nuk do ta kuptojnë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane