BB8, Misioni sekret i Marinës dhe
Eleonorës, misteri në shtëpinë paralele

BB8, Misioni sekret i Marinës dhe<br />Eleonorës, misteri në shtëpinë paralele
Nisin lojërat dhe misionet misterioze në Shtëpinë e “Big Brother 8”. Vëllai i madh thërret Marinën në Dhomën e Vendimeve. Ai i thotë të shkojë në derën që gjendet në të majtë të saj. Duhet ta hapi dhe të ndjekë shkallët që janë pas asaj dere. Marina zbret dhe takohet me Stilianin në Shtëpinë Paralele. Ajo habitet, e përqafon e lumtur. Nuk i besohet që Stiliani është akoma në shtëpi. Stiliani i tregon se sa shumë ka fjetur që mbrëmë deri tani.

Big Brother i thotë Marinës të shkojë në Dhomën e Vendimeve. Aty Marina dëgjon se çfarë i thotë Big Brother. Është një sekret që ajo nuk duhet t’ia tregojë askujt në shtëpi, përveç partneres së saj Eleonorës. Ajo duhet të dalë nga Dhoma e Vendimeve, dhe pa e kuptuar askush duhet të flasë me Eleonorën për gjithçka që ajo pa aty. Nëse dikush e kupton, ato të dyja do të penalizohen.

Marina del nga Dhoma e Vendimeve dhe flet me zë të ulët me Eleonorën në banjë. Marina tregon çdo gjë, që takoi Stilianin dhe se çfarë i tha Big Brother.

Big Brother njofton Marinën dhe Eleonorën se i pret në Dhomën e Vendimeve. Ai i thotë Marinës ta shoqërojë Eleonorën që të shikojë atë ç’ka ajo pa më parë. Eleonora dhe Marina shkojnë të takojnë Stilianin në Shtëpinë Paralele. Eleonora e përqafon. Ata bisedojnë. Stiliani i tregon sesa shumë do që të pijë cigare dhe se çfarë ka bërë që mbrëmë deri sot. Të tre janë në dilemë të asaj që mund të ndodhë.

Big Brother i thotë Marinës dhe Eleonorës se ky është sekreti që ato nuk duhet t’ia tregojnë asnjërit prej banorëve që janë në shtëpi. Ato do të kryejnë një mision. Do t’i çojnë Stilianit ushqim në të tre vaktet e ditës, sigurisht pa i parë dhe pa i kuptuar askush. Ndërkohë që do t’i çojnë ushqimet, do të rrinë t’i bëjnë dhe shoqëri Stilianit.

Përveç kësaj, ato duhet të gjejnë dhe t’i çojnë Stilianit tespihet e tij, sigurisht pa i parë dhe pa i kuptuar asnjë banor. Big Brother i paralajmëron se nëse ky mision sekret zbulohet, Marina dhe Eleonora do të humbin gjithçka që fituan në spektaklin e të shtunës.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'