BB8, ndahet Fatjoni dhe Xhensila
Fatjoni: Do shpif për ty, do ta nxij

BB8, ndahet Fatjoni dhe Xhensila<br />Fatjoni: Do shpif për ty, do ta nxij
Vazhdojnë intrigat dhe trazirat në shtëpinë e Big Brother Albania. Sa më shumë i afrohen finales së madhe, aq më shumë ashpërsohen banorët në marrëdhënien mes tyre. Këtë herë, çifti Fatjon-Xhensila, ka pësuar një 'krisje' që ka çuar deri në përfundim të lidhjes së tyre të paqëndrueshme.

Alba komenton ç’ka dëgjuar një natë më parë nga debati Fatjon-Xhensila. Sipas Albës, Xhensila i ka thënë Fatjonit që “kaq ishte lidhja jonë mbaroi. Fatjoni i ka thënë “më plasi, ti s’je në terezi, unë do them fjalë për ty dhe Veselin, dhe do ua nxij të dyve”.

Fatjoni ka qenë shumë aktiv në debate në shtëpi dhe protagonist me britmat dhe zërin e lartë, por edhe me tonin dhe fjalorin e papërshtatshëm. Shumë herë ai është akuzuar si 'mashtrues' brenda shtëpisë dhe kjo situatë e krijuar me ish të dashurën e tij në lojë, e vërteton këtë akuzë.

Alba, Tea dhe Eleonora janë në sallon, Alba po bën batuta me Eleonorën, sesi mund të sillet ajo si zysh me nxënësit e saj. Alba në një moment i drejtohet zysh Eleonorës duke i thënë që “dëgjoi Xhensilën duke debatuar me Fatjonin, sepse Tea i ka vendosur një rrip në dorë Fatjonit dhe Xhensila është bërë xheloze dhe ata kanë debatuar ashpër mbrëmë me njëri­tjetrin.

Pastaj, vajzat zhvendosen tek shkallët dhe Alba dhe Tea, i tregojnë Eleonorës se ato janë skandalizuar nga debati i tyre. Alba i tregon Eleonorës se “Xhensila e ka nisur debatin me Tean vetëm sepse Tea i ka vendosur një rrip në dorë Fatjonit”.

Alba vazhdon rrëfimin e saj se dëgjoi që “Xhensila po i thoshte Fatjonit që është bërë xheloze edhe nga mënyra sesi i flet ai Teas. Xhensila i ka thënë Fatjonit që “si i flet ti Teas në atë mënyrë, që nuk me flet as mua me gjithë mirësjellje, ti nuk merresh vesh një herë je kështu, njëherë ashtu, nuk po të kuptoj”.

Nga ana tjetër, Fatjoni i ka thënë “Xhensilës që unë me ty s’di si të flas, Xhensila i ka thënë Fatjonit që “kaq ishte lidhja jonë mbaroi, Fatjonit i ka thënë më plasi, ti s’je në terezi, unë do them fjalë për ty dhe Veselin, dhe do ua nxij të dyve”.

Alba shprehet “se ishte dramë ato që dëgjoi nga Fatjoni, që ai ka thënë kundrejt Xhensilës. Alba shprehet se fjalët që ka dëgjuar nga Fatjoni kundrejt Xhensilës, janë fjalët më të ndyra, që një i dashur mund t’ia thotë të dashurës së tij”.
bb8
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv