Tea dhe Xhensila janë në dhomën e gjumit duke shkruajtur emrat e njerëzve të saj të dashur mbi një bluzë. Kristi i rri mbi kokë dhe përpiqet që t’i mbushë mendjen Xhensilës të shkruajnë dhe disa emra që do ai. Kristi shkruan mbi bluzë.

Pasi vajzat nuk e përfillin Kristin, ai largohet dhe i lë vetëm. Tea e ka të nevojshme të flasë me dikë për atë çfarë i ka ndodhur sot dhe i tregon Xhensilës. Tea i ka thënë Fisnikut që nuk mundet të vazhdojë më. Xhensila do të dijë se si e ka pritur Fisniku këtë gjë. Fisniku nuk e ka pritur keq këtë vendim dhe Tea e dinte.

Ajo i kërkon Xhensilës ta ruajë si sekret sepse nuk do që të merret vesh nga banorët e tjerë.

bb8

Marrë nga Big Brother Albania 8

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)