BB8, Xhensila puthet me Veselin
por është e lidhur me Fatjonin

BB8, Xhensila puthet me Veselin<br />por është e lidhur me Fatjonin
Veseli dhe Xhensila kanë kaluar shumë kohë bashkë këto ditë. Xhensilës, Veseli i ngjan me vëllain dhe ajo e ka shprehur shumë herë që e pëlqen shumë. Ata kërcejnë, luajnë dhe lahen në pishinë bashkë. Veseli ka gatuar një ëmbëlsirë sot dhe banorët janë të kënaqur. 

Veseli bashkë me banorët e tjerë janë ulur te kolltuqet e korridorit. Aty është shtrirë dhe Xhensila. Ai i ulet pranë dhe e puth dhe në faqe dhe në buzë. Xhensila qesh dhe i thotë që të presë të shtunën për të parë klipin. Xhensila i thotë Veselit se ndejti dy javë mbas Teas dhe nuk e puthi ndërsa atë për dy minuta e puthi. Ata e quajnë lojë këtë veprim të Veselit. 

Fatjoni e komenton këtë veprim sikur Veseli po përfiton sepse është në nominim. Xhensila i thotë Fatjonit se e ka gabim dhe po e ekzagjeron por ai është i acaruar. Fatjoni do të dijë arsyen se pse e bëri Veseli. Veseli e ka shpjeguar këtë veprim si një gjë shumë të lehtë në këtë situatë. 

Veseli i shpjegon Xhensilës se qëllimi i tij nuk është t’i prishë punë, por ai ka kërkuar t’i vërë në dukje diçka tjetër. Ai nuk ka dashur të ndërhyjë në lidhjen e saj. Xhensila thotë se për të është një detyrim të kërkojë sqarim duke qenë se ajo është në një lidhje brenda shtëpisë. 

Veseli ndjen përgjegjësi për të kërkuar falje dhe për të sqaruar Fatjonin. Ai i thotë se nuk e ka puthur Xhensilën për të prekur Fatjonin. Diçka e tillë nuk mund të ndikojë në lidhjen e Fatjonit me Xhensilës. Fatjoni i thotë Veselit se e kupton dhe largohet nga dhoma. 

Fatjoni kërkon sqarim nga Xhensila. Xhensila i tregon të gjithë situatën. Fatjoni do të dijë se si ka reaguar ajo pas kësaj. Ai nuk mund të thotë asgjë përpara se ta shohë atë skenë, kjo është e vemja gjë që i intereson. Sipas tij e vetmja arsye që Veseli ka bërë këtë është nominimi. Xhensila përpiqet të bindë Fatjonin se marrëdhënia e saj me Veselin është shumë e bukur dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç shoqërisë. As ajo dhe as Veseli nuk kanë qëllime të tjera me njëri-tjetrin. 

Fatjoni nuk beson as Veselin dhe as Xhensilën dhe është në pritje që të shikojë të gjithë situatën që të kuptojë se çfarë ka ndodhur. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U takua me Ebrahim Raisin para aksidentit, presidenti i Azerbajxhani shpreh hidhërim për rrëzimin e helikopterit 

U takua me Ebrahim Raisin para aksidentit, presidenti i Azerbajxhani shpreh hidhërim për rrëzimin e helikopterit