
BBC njofton se ka ndaluar transmetimin e programeve të saj në Rusi. ITV gjithashtu bën me dije se kanë marrë vendimin për të ndaluar transmetimet dhe shitjet ndaj rusëve në këtë situatë.
"Mendojmë se është e papërshtatshme të bëjmë biznes me ta në këtë moment."-thotë ITV.
Ndër programet që preken janë 'Dancing with the Stars' dhe dokumentari i fundit 'The Green Planet'.
Shumë sektorë janë distancuar nga Rusia ditët e fundit, përfshirë kompani të mëdha të Hollivudit, që kanë ndaluar publikimin e filmave në Rusi.
Lajmi kryesor:
Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank











