BBC publikon pamjet satelitore të kampit të Wagner në Bjellorusi

BBC publikon pamjet satelitore të kampit të Wagner në Bjellorusi

Pamjet e publikuara nga BBC të kampi Wagner

Pak ditë pasi grupi Wagner u tërhoq nga rebelimi mbi Moskën zyrtare, BBC ka publikuar pamje nga kampi i tyre në Bjellorusi ku dyshohet se janë riorganizuar.

Një imazh i ri satelitor i publikuar nga BBC zbulon qindra struktura të reja të kapit të dyshuar të Wagner në Bjellorusi.

Çfarë tregon imazhi satelitor? Imazhi satelitor duket se tregon aktivitetin në një bazë ushtarake të papërdorur rreth 13 milje (21 km) nga qyteti i Asipovichy si dhe rreth 64 milje nga Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

Zona është raportuar në mediat ruse si një vend ku mund të strehohen luftëtarët Wagner.

BBC ka identifikuar mbi 300 struktura të ngjashme me tenda të ngritura brenda dy javëve të fundit.

Në fakt janë krahasuar dy fotografi një në 15 qershor ku duket fusha e boshatisur dhe një dy javë më pas ku vihet re ndryshimi i plotë.

Imazhi më i fundit me që ke marrë BBC është nga 30 qershori dhe zbulon punën e gjerë që po kryhet në bazë.

Pamjet e publikuara nga BBC

Nuk është konfirmuar se këto struktura të reja synojnë të strehojnë forcat Wagner, por lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka pranuar t'i akomodojë ato.

Kjo vjen pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenko, që forcat Wanger të tërhiqeshin nga Rusia.

Sipas marrëveshjes, Prigozhin do të transferohej në Bjellorusi ndërsa trupat e tij do të regjistroheshin në ushtrinë ruse ose agjencitë e zbatimit të ligjit, të ktheheshin te familja dhe miqtë e tyre, ose të shkonin në Bjellorusi.

Prania e tyre do të nënkuptonte që Ukraina tani duhet të shqetësohet për forcimin e kufirit të saj verior, ndërkohë që vendet fqinje të NATO-s Polonia, Letonia dhe Lituania kanë shqetësime për aktivitetin e ardhshëm që Wagner mund të ndërmarrë nga Bjellorusia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër