Ndalohet fluturimi në hapësirën ajrore shqiptare i Boeing 737-8 dhe 737-9 Max

Shqipëria i është bashkuar mjaft vendeve të tjera në botë që kanë ndaluar për momentin fluturimin nga Rinasi apo në hapësirën tonë të avionëvë Boeing 737 MAX8 deri në sqarimin e rrethanave të rënies së njërit prej tyre në Etiopi gjatë fundjavës.

Vendimi vjen pasi vetëm pak muaj më parë, e njëjta seri avioni shkaktoi një tragjedi tjetër ajrore në Indonezi dhe dyshohet se ka një lidhje mes këtyre aksidenteve nga shkaqe që burojnë prej problemeve teknike.

Edhe Kosova mbrëmë ndaloi fluturimin mbi territorin e saj të Boeing 737 MAX8.

Njoftimi vjen nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili është organi përgjegjës për sigurinë dhe certifikimin e kompanive që fluturojnë në Shqipëri.

Boeing 737 MAX është një seri avionësh modernë e prodhuar nga gjiganti amerikan Boeing, por disa risi teknike të futura tek këta avionë sëfundmi dyshohet se kanë shkaktuar dy tragjeditë e fundit.

Ndërkohë, në vendin tonë fluturojnë avionë tejet të vjetër nga kompani ta papërgjegjshme duke shkaktuar herë pas here ulje emergjence, për të cilat Autoriteti i Aviacionit Civil justifikohet se nuk ka çfarë t'u bëjë pasi janë regjistruar në shtete të tjera.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025