BDI bojkoton zgjedhjet e
parakohshme në Maqedoni

BDI bojkoton zgjedhjet e<br />parakohshme në Maqedoni
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të parapara për më 5 qershor, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj partie qeveritare Bujar Osmani, pak orë para përfundimit të afatit ligjor për paraqitjen e listave me kandidatë për deputetë. Zëdhënësi i partisë së Ali Ahmetit për portalin e Shkupit Portalb ka thënë se “partia e tij nuk do të dorëzojë listë për kandidatë të deputetëve në afatin e parashikuar, që është mesnatën e sotme, duke shtuar se bisedimet për dalje nga kriza politike vazhdojnë”.

Nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit ende nuk kanë qëndrim zyrtar. Jo zyrtarisht nga partia maqedonase në pushtet flitet se të gjitha opsionet janë të mundshme, kështu që nuk duhet të shpejtohet me përfundime.

Qëndrimi i LSDM-së opozitare, i bërë publik kohë më parë, është se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe së këndejmi nuk do të dorëzojnë listë me kandidatë për deputetë. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje tha se qëndrimi i partisë së tij është se zgjedhjet duhet të mbahen atëherë kur do të plotësohen kushtet.

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit ende nuk ka dalë me qëndrim zyrtar se a do të marrë pjesë në zgjedhje apo jo. Afati për paraqitjen e listave me kandidatë për deputetë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve përfundon sonte në mesnatë.


Redaksia online
A.N shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro