Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar nga zjarri që dogji pallatin në kompleksin "Arlis" në Tiranë. Lamallari tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe se prej momenteve të para ka ndjekur nga vendgjarja rastin.
"Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prej momenteve te para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur mbi të gjitha pasoja në jetë njerëzish",- tha Lamallari.
Lajmi kryesor:
Zjarri ‘përpin’ pallatin te ‘Arlis’ në Tiranë, dyshohet se nisi nga biznesi i katit të parë! 11 persona të lënduar, flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh (VIDEO)











