BDI-ja në Qeveri me LSDM-në:
Respekt vullnetit të shqiptarëve
BDI ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov që të respektojë shumicën e re parlamentare dhe menjëherë t’i japë mandatin social-demokratit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë
SHKUP-Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme dhe shumicës së ardhshme parlamentare që do të drejtohet nga Lidhja Social-Demokrate që drejtohet nga Zoran Zaev.
“
Vendimi i Kryesisë qendrore të BDI-së është që të reflektojë vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dhe të jetë pjesë e një qeverie në frymën e Marrëveshjes së Ohrit për të krijuar një shtet juridik dhe për të garantuar rrugën e integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhjes së kryesisë që ka zgjatur më shumë se dhjetë orë.
BDI ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov që të respektojë shumicën e re parlamentare dhe menjëherë t’i japë mandatin social-demokratit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë.
BDI-ja gjithashtu ka diskutuar edhe lidhur me reagimet e shumta ndaj platformës shqiptare duke hedhur poshtë të gjitha akuzat se gjoja ajo rrënon karakterin unitar të shtetit. Partia që drejtohet nga Ali Ahmeti vlerëson se deklarata politike është në përputhje të plotë me Kushtetutën, e cila garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
“
Këto janë çështje shumë parimore, shumë të rëndësishme që lidhen drejtpërsëdrejti edhe me përmbylljen e vetë Marrëveshjes së Ohrit, si një dokument i cili e prodhoi paqen, instaloi paqen në Republikën e Maqedonisë dhe aspak nuk është menduar bile që të bëhen lëshime të tilla”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para mbledhjes së Kryesisë partiake./REL
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.6%
-
Njësoj
15.9%
-
Më keq
56.6%
Vota total: 4620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59