BE,3 ditë kohë Rusisë për qetësimin
e situatës në lindje të Ukrainës

BE,3 ditë kohë Rusisë për qetësimin<br />e situatës në lindje të Ukrainës
BRUKSEL - Drejtuesit e Bashkimit Evropian, të mbledhur sot në Bruksel, i dhanë tre ditë kohë Rusisë për të ndërmarrë veprime konkrete në kuadër të uljes së presionit në lindje të Ukrainës, nën ndikimin e sanksioneve të reja.

"Bashkimi Evropian përcaktoi katër kushte që duhet të zgjidhen deri të hënën në mesditë duke përfshirë dhe fillimin e negociatave në kuadër të aplikimit të planit të paqes nga presidenti ukrainas Poroshenko", sipas përfundimeve të Këshillit.

Nga ana e tij, presidenti ukrianas, Petro Porochenko vendosi të shtyjë me 72 orë armëpushimin mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, bëri të ditur sot një burim diplomatik evropian.

"Presidenti Poroshenko propozoi shtyrjen me 72 orë të armëpushimit dhe ky afat do të lejojë dhënien e një numri kushtesh si lirimi i pengjeve duke përfshirë dhe ato të OSBE-së dhe kontrollin e kufirit ruso-ukrainas./ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban