BE, 94 milionë euro për reformat në Shqipëri, Cakaj: Instrument shtesë drejt rrrugës europiane

BE, 94 milionë euro për reformat në Shqipëri, Cakaj: Instrument shtesë drejt rrrugës europiane

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e ka cilësuar si një lajm të shkëlqyer për Shqipërinë nënshkrimin e marrëveshjes financiare IPA 2018 mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. “Kjo marrëveshje hap rrugën për marrjen e një mbështetjeje financiare në vlerë prej 94 milionë euro nga BE, në funksion të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit, trajtimit të ujërave dhe nxitjes së turizmit”, është shprehur Cakaj.

Sipas tij, “vazhdimi i rezultateve përmbajtësore në pesë prioritetet kyçe janë thelbësore në përparimin e vendit tonë në rrugën europiane”. Cakaj ka theksuar se, “rezultatet e reformave të deritanishme janë konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian i cili dha rekomandimin e pakushtëzuar për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE”.

Cakaj ka shtuar se, “fondet e reja të BE-së për vendin tonë janë një instrument shtesë që do t’i ndihmojë transformimit të brendshëm dhe rrugës së tij europiane në përgjithësi“. Programi vjetor kombëtar IPA 2018, do të mbështesë sektorin e Demokracisë dhe Mirëqeverisjes, Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtat Themelore, sektorin e Mjedisit, si dhe sektorin e Konkurrueshmërisë, me një fond total prej 94,1 milion Euro, si kontribut i BE-së.

Programi IPA 2018 synon ndër të tjera të mbështesë reformën në sektorin e Drejtësisë, me 42 milion Euro, ndërsa 19 milion Euro do të synojnë forcimin e Shtetit të së Drejtës dhe Luftës Kundër Krimit të Organizuar e Drogës. Gjithashtu, 24.1 milion Euro do të jepen për të përmirësuar sistemin e trajtimit të ujërave që është shumë i rëndësishëm për të mbajtur të pastra brigjet dhe zonat tona turistike.

6 milion Euro do të nxisin zhvillimin e turizmit, duke adresuar trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë