BRUKSEL - Nga mjedisi i punës deri tek ai shkollor, frika, përjashtimi dhe diskriminimi i janë në rend të ditës në komunitetin lesbik, gay, biseksual apo transgender (Lgbt) në Europë. Kjo vjen nga një hetim i agjencisë së BE-së për të drejtat themelore (Fra) në bazë të një sondazhi online, të cilit i janë përgjigjur mbi 93 mijë vetë. Rezultatet shpërndahen sot me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër homofobisë dhe trans-fobisë, në një konferencë të organizuar nga qeveria holandeze në Aja, të transmetuara nga agjencia e lajmeve, Ansa.
Sipas drejtorit të Fra, Morten Kjaerum, bëhet fjalë për hetimin më të gjerë të bërë ndonjëherë në Europë mbi krimet që prodhohen nga urrejtja dhe diskriminimi Lgbt dhe tregon nevojën për një aksion në nivel BE për të shuar barrierat, duke eliminuar urrejtjen dhe për të krijuar një shoqëri në të cilën të gjithë mund të shijojnë prej të drejtave të tyre''.
Dy në tre të intervistuar janë shprehur se kanë fshehur identitetin e tyre në shkollë dhe të paktën 60% e tyre kanë qenë objekt komentesh apo sjelljesh negative, ndërsa
mbi 80% - në çdo vend anëtar i BE-së - kujton komente negative apo akte dhune ndaj studentëve Lgbt. 19% e të intervistuarve janë ndjerë të diskriminuar në vendin e punës edhe pse nën tutelën ligjore të të drejtave të BE-së.
26% deklaron se ka pësuar dhunë apo kërcënime në vitet e fundit. 66% e të intervistuarve ka frikë të mbajë përdore partnerin e të njëjtit seks në publik. Përqindja rritet në 75% për burrat gay dhe biseksualë. Dhe transgjinorët janë dhe më të goditurit mes të intervistuarve: rreth 30% ka deklaruar se ka pësuar dhunë apo kërcënime tre herë më shumë se viti pararendës.
E përkundrejt kësaj, ka një nivel shumë të ulët denoncimesh në rast të diskriminimit dhe krimeve të kryera nga urrejtja; 56% e të intervistuarve nuk njohin as ligjet kundër diskriminimit. Gjysma e viktimave të dhunës besonin se një denoncim do të ishte i padobishëm.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com