BE:Anëtarësim i vendeve të Ballkanit
vetëm nëse vazhdojnë reformat

BE:Anëtarësim i vendeve të Ballkanit<br />vetëm nëse vazhdojnë reformat
BE-Bashkimi Evropian ka deklaruar se vazhdon të mbetet i hapur për shumë shtete të Ballkanit, por rruga e vetme që ato të bashkohen me bllokun është të vazhdojnë reformat e tyre ekonomike dhe politike.
 
Udhëheqësit e BE-së janë shprehur se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në  Bashkimin Evropian, kanë një vend kryesor në agjendat e tyre në Bruksel për të treguar se panvarësisht tensioneve etnike në rajon, ato vende që avancojnë në reforma do të jenë të mirëpritura për t'u bashkuar.
 
"Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë evropiane, ne nuk po largohemi por po afrohemi edhe më shumë", është shprehur tha Jean-Claude Juncker, drejtuesi i Komisionit Evropian, i cili po udhëheq negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë.
 
Samiti i 9-të marsit nuk përcaktuar politika të reja të BE-së për Ballkanin, por liderët e BE-së kanë deklaruar se do ta vizitojnë më shpesh rajonin për të inkurajuar reformat.
 
Ndërkohë kryeministrja britanike Theresa May ka zbuluar se Britania e Madhe do të zhvillojë një takim të veçantë për Ballkanin perëndimor në vitin 2018.
 
Gjithashtu edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka theksuar rëndësinë që rajoni ka për Bashkimin Evropian.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit