BE arrin marrëveshjen, prodhuesit ushqimorë ukrainas qasje pa tarifa në tregun evropian deri në qershor të 2025-ës

BE arrin marrëveshjen, prodhuesit ushqimorë ukrainas qasje pa tarifa në tregun evropian deri në qershor të 2025-ës

Komisioni Europian

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje të përkohshme më 20 mars që u jep prodhuesve ushqimorë ukrainas qasje pa tarifa në tregun evropian deri në qershor të vitit 2025, megjithëse ka kufizime të reja në importet e drithërave.

Komisioni Evropian propozoi në janar të pezullojë detyrimet dhe kuotat në prodhimin e fermave ukrainase edhe për një vit tjetër, me një “frenim urgjent” për shpendët, vezët dhe sheqerit, duke çuar në vendosjen e tarifave nëse importet tejkalojnë nivelet mesatare të vitit 2022 dhe 2023.

Megjithatë, pas muajsh protesta të fermerëve lidhur me rregullat mjedisore të BE-së dhe për importet e lira, ligjvënësit e BE-së shtyn përpara zgjerimin e listës urgjente në prodhimin e importeve të tjera bujqësore dhe shtuan vitin 2021 si vit referimi. Një gjë e tillë u parapa para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, kur eksportet ukrainase në BE u frenuan nga tarifat dhe kuotat.

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe Presidenca belge e BE-së u pajtuan mëngjesin e së mërkurës që të shtojnë në listë tërshërën, misrin, drithërat dhe mjaltin, duke mbajtur kufizimin e mesatares së importeve të vitit 2022 dhe 2023.

Negociatorët u pajtuan që Komisioni do të vepronte brenda 14 ditësh, në vend se 21 ditë sa ishte paraparë fillimisht, nëse do të arriheshin nivelet e duhura të importeve.

Fqinjët e Ukrainës që janë në BE – Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia – janë ankuar se importet bujqësore kanë zemëruar prodhuesit e tyre, duke çuar në protesta të fermerëve dhe ndalesa të importeve. Dërgesat në këto shtete janë rritur pasi nisja e pushtimit rus të Ukrainës pengoi eksportet përmes rrugës tradicionale të Detit të Zi.

Kievi tha se eksportet bujqësore nuk po dëmtojnë tregjet në BE, veçmas tani që 95 për qind e eksporteve bujqësore të Ukrainës kalojnë përmes Detit të Zi.

Ukraina po ashtu tha se vendimi i BE-së është i pranueshëm. Kjo marrëveshje e përkohshme duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe qeveritë e BE-së dhe vendimi për të ka gjasë të merret në prill./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter