Vendet e Bashkimit Evropian nënshkruan të mërkurën një marrëveshje se si të trajtohet emigracioni i paligjshëm, duke bërë një hap drejt rishikimit të rregullave të azilit dhe emigracionit përpara zgjedhjeve evropiane vitin e ardhshëm.
Ambasadorët nga 27 vendet e BE arritën marrëveshjen për reformën e emigracionit në Bruksel pasi Italia dhe Gjermania gjetën një zgjidhje në minutën e fundit, pas konflikteve. Qëllimi i BE-së është që reformat e ngecura prej kohësh të bëhen ligj përpara zgjedhjeve europiane në qershorin e ardhshëm, raporton Reuters.
“Sot kemi arritur një hap të madh përpara në një çështje kritike për të ardhmen e BE,” tha ministri i brendshëm i Spanjës Fernando Grande-Marlaska, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.
Nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schinas e quajti “hallka e fundit e munguar e planit” dhe u kërkoi shteteve dhe parlamentit të BE që tani të vazhdojnë me negociatat e stërzgjatura për ta bërë atë ligj.
“Koha po mbaron. Ne kemi nevojë që plani të miratohet para se europianët të dalin për të votuar’, tha Schinas.
Cikli i ardhshëm në politikën e BE-së mund të shohë një ndryshim politik në parlament, duke pasur parasysh ngritjen e partive të krahut të djathtë në disa vende të BE-së.
Pasi të zbatohet, Pakti i ri për Emigracionin dhe Azilin pritet të lehtësojë presionin mbi të ashtuquajturat vende të vijës së parë si Italia dhe Greqia. Vendet që kundërshtojnë pritjen e azilkërkuesve, mes tyre Polonia dhe Hungaria, do t’u kërkohet të paguajnë ata që pranojnë emigrantët.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23