TRIPOLI- Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, u bëri thirrje sot autoriteteve libiane të bashkëpunojnë plotësisht me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, CPI për të dërguar përpara drejtësisë Seif al-Islam Kadhafi, i arrestuar sot nga ish-rebelë në jug të Libisë.
"Tashmë autoritetet libiane duhet të përpiqen që Seif al-Islam të dërgohet përpara drejtësisë duke respektuar parimet për një proces të rregullt dhe në bashkëpunim të plotë me CPI-në e cila e kërkon për krime kundër njerëzimit", deklaroi Ashton në një komunikatë.
Zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë në Libi citohet të kenë thënë se i biri Muamar Gadafit dhe disa truproje të tij janë arrestuar në afërsi të qytetit Obari, në jug të Libisë.
/Shqiptarja.com