ITALI - Bashkimi Evropian nuk do të marrë pjesë në debatin ligjor mes Italisë dhe Indisë dhe për këtë nuk mund të mbajë asnjë pozicion në lidhje me çështjen e dy marinarëve italianë.
Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Catherine Ashton, përgjegjëse e politikës së jashtme për Bashkimin Evropian. Megjithatë, BE-ja i ka shprehur kurajën Italisë, që të gjejë një zgjidhje miqësore duke respektuar rregullat ndërkombëtare.
Marrdhëniet mes Italisë dhe Indisë u tensionuan për shkak të mospajtimit në rritje lidhur me fatin e dy marinarëve italianë të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve të Indisë, vitin e kaluar.
Ata u lejuan nga një gjykatë indiane, që të ktheheshin në atdhe për Krishtlindje dhe për të votuar në zgjedhjet e shkurtit dhe për t’u rikthyer sërish, por Italia njoftoi se gjykimi ndaj tyre do të zhvillohet në Itali.
Ndërkohë Gjykata Supreme indiane ka njoftuar se automatikisht ambasadori italian në Neë Delhi ka humbur imunitetin diplomatik duke humbur çdo besim tek ai pasi ka firmosur dokumentat e kthimit në Indi të dy marinarëve.
Më 2 prill është parashikuar seanca tjetër gjygjësore ku do të jetë i pranishëm avokati ligjor i ambasadës dhe jo ambasadori italian Daniele Mancini, për të cilin është vendosur urdhëri, që të mos largohet nga India.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com