BE – Brukseli: Greqia duhet të përfundojë reformat që të marrë ndihmën e rradhës


BRUKSEL, 9 nëntor /ATSH-DPA/ - Greqia ende nuk ka implementuar reformat e nevojshme për të marrë pjesën tjetër të ndihmës prej dy miliardë eurosh, deklaroi shefi i eurogrupit të ministrave të financave, Jeroen Dijsselbloem.
"Ne duhet të përfundojmë këtë fazë të parë reformash. Kjo duhet bërë shumë shpejt", tha Jeroen Dijsselbloem.
Në gusht Greqisë iu dha një paketë shpëtimi prej 86 miliardë eurosh, ndihma e tretë në pesë vite, në shkëmbim të zhvillimit të reformave.
Por implementimi i kësaj pakete u bllokua përkohësisht nga zgjedhjet e parakohshme elektorale që u mbajtën në shtator.
"Për të marrë ndihmën e rradhës, Greqia duhet të realizojë 48 reforma fillestare, dhe rreth një e treta e këtyre nuk janë realizuar ende", deklaroi sot një diplomat evropian./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social