BRUKSEL- Komisioni evropian njoftoi sot zhbllokimin e rreth 125 milionë eurove për të mbështetur sektorin e perimeve të Bashkimit Evropian, të goditur nga embargoja ruse mbi produktet ushqimore perëndimore.
"Kjo masë që hyn në fuqi sot, mbështet tërhqjen nga tregu të produkteve si karrota, domatet, lakra e bardhë, specat, lulelakëra, trangujt, turshitë, kërpudhat, mollët, dardha, frutat e kuqe, rrushin dhe kivitë", theksoi Komisioni në një komunikatë.
"Buxheti i parashikuar është rreth 125 milionë euro", deklaori në një komunikatë për shtyp zëdhënësi i Komisionit për bujqësinë, Roger Waite.
"Ideja është që të ulet sasia e vendosur në treg që çmimet të mos bien në një nivel krize", vazhdoi ai.
"Të gjithë kultivuesit e produkteve të prekura, që i përkasin ose jo organizatave të prodhimit, do të përfshihen në këtë plan", theksoi nga ana e tij komisioneri për Bujqësinë, Dacian Ciolos.
Pasi të formalizohen, brenda disa javësh, këto masa do të aplikohen me fuqi mbrapavepruese deri më 18 gusht dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të nëntorit.
Furnizuesit e mëdhenj me perime dhe fruta drejt Rusisë, Polonisë, Lituanisë, Belgjikës dhe Holandës do të jenë përfituesit e parë të kësaj ndihme, sipas një burimi evropian./ATSH/
/Shqiptarja.com