BRUKSEL- Bashkimi Evropian paralajmëroi sot kundër përdorimit për qëllime politike hetimet mbi personalitetet në Gjeorgji, ndërkohë që ndjekjet penale që u shpllën këtë javë shkaktuan largimin e ministrave, duke e futur vendin në një krizë politike.
"Në të kaluarën, dhe ne e kemi theksuar disa herë, ka pasur shumë raste në të cilat ndjkjet penale janë përdorur kundër personaliteteve politike të planit të parë në Gjeorgji", njoftoi një zëdhënëse e shërbimeve diplomatike të BE-së.
"Këto hetime duhet të jenë transparente dhe të zhveshura nga të gjitha motivimet politike", vazhdoi ajo në një konferencë për shtyp.
Gjeorgjia hyri të mërkurën në një krizë politike pas shkarkimit të ministrit properëndimor të Mbrojtjes, Irakli Alassania, dhe dorëheqjes, në shenjë proteste të ministres së Punëve të Jashtme, Maia Pandjikidz dhe të ministrit të Integrimit Evropian Alexi Petriachvili.
Largimi i Alassania-s ishte i nevojshëm, sipas kryeministrit Irakli Garibaçvili, për të garantuar kushtet e duhura për një hetim të pavarur, ndërkohë që janë nën hetim gjyqësor për korrupsion disa nga përgjegjësit më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes.
Partia e tre ministrave, Demokratët e Lirë,u largua nga koalicioni qeverisës, kjo e ka lënë kryeministrin pa votat e nevojshme në Parlament për të marrë votëbesimin./ATSH/
/Shqiptarja.com