BE dënon shkeljen e hapur të armëpushimit nga separatistët në Debaltseve

/ATSH-AFP/ - Marrja e qytetit të Debaltseves në lindje të Ukrainës nga separatistët prorusë përbën një shkelje të hapur të armëpushimit, theksoi sot Bashkimi Evropian, që u kërkoi rebelëve ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ushtarake.
Luftimet rreth këtij qyteti strategjik nuk janë ndërprerë pavarësisht një marrëveshjeje të nënshkruar një javë më parë në Minsk që parashikonte vendosjen e një armëpushimi.
Përpara avancimit të rebelëve, ushtria ukrainase braktisi sot në mëngjes Debaltseven.
"Rusia dhe separatistët duhet të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht angazhimet e marra në Minsk (...) duke filluar nga respektimi i armëpushimit dhe tërheqja e çdo lloj arme të rëndë", theksoi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një komunikatë.
"Kalime të sigurta  duhet të garantohen për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen", shtoi ajo duke kërkuar përveç të tjerave për të lejuar hyrjen e vëzhguesve të misionit të OSBE-së, për të cilët rebelët kanë refuzuar deri tani çdo akses në zonë.
"BE-ja është e gatshme të marrë çdo veprim në rast se luftimet apo zhvillime të tjera negative që shkelin marrëveshjen e Minskut vazhdojnë", paralajmëroi Mongherini.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?