Foto: Josep Borrell
"BE dënon bombardimet që dëmtuan selinë e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza dhe shkaktuan dhjetëra viktima. Duhet një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të japin llogari. Mbrojtja e civilëve është një detyrim sipas Konventave të Gjenevës”. Kështu shkruan në X përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
"Të gjitha palët në konflikt janë të lidhura me të. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të jetë në gjendje të kryejë në mënyrë të sigurt të gjitha detyrat e tij sipas Konventave të Gjenevës, duke përfshirë mbrojtjen humanitare, ndihmën për viktimat, aksesin ndaj të burgosurve," shtoi ai.








