BE dhe BERZH fillojnë programi e ri për këshillimin e SME-ve në Shqipëri

/ATSH-E,Xhajanka/- Bashkimi Evropian (BE) në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes organizuan sot në Tiranë, një takim nderlidhës të bizneseve për të nisur një program të financuar nga BE për mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm (SME-të).
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadorja Romana Vlahutin, duke folur në këtë takim, theksoi asistencën afatgjatë të BE-së në promovimin e zhvillimit ekonomik real në Shqipëri: "Proçesi i zgjerimit kërkon që Shqipëria të jetë një shtet i mirëpërgatitur, me një ekonomi të fortë dhe një biznes të aftë për të konkuruar me ato të vendeve evropiane. Fuqizimi i SME-ve nëpërmjet mbështetjes në inovacion dhe sipërmarrje është një investim për Shqipërinë, si një anëtare e ardhshme konkuruese në BE, e aftë të përfitojë nga zgjerimi i tregut të brendshëm".
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtise, Turizmit dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj tha se, "ne e mirëpresim këtë angazhim të vazhduëshëm nga BE dhe BERZH në suportin e zhvillimit të SME-ve në Shqipëri. SME-të përbëjnë pjesën më të madhe të biznesit në Shqipëri dhe programe si këto që fokusohen në transferimin e njohurive dhe konkurueshmërinë, janë shumë të dobishme".
Ndersa drejtoresha e BERZH për grupin e Mbështetjes të Bizneseve të Vogla, Charlotte Ruhe, përgezoi gjithashtu iniciativën e re të BERZH për Biznesin e Vogel, duke u shprehur se, BERZH aktualisht po ofron mbështetje unike për Ndermarrjet e Vogla dhe të Mesme, duke i ndihmuar ato për të përfituar një gamë të kombinuar të shërbimeve të konsulencës dhe financës.
"Ky program është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm të BERZH dhe BE për mbështetjen e zhvillimit të SME-ve në Shqiperi", tha ajo.
Në dhjetor 2014, BE ka financuar me 2 milionë euro programin e ri të mbështetjes këshillimore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, zbatuar nga BERZH. Mbi 120 ndërmarrje do të mbështeten nga programi dhe 25 prej tyre kanë përfituar tashmë nga kjo ndihmë.
Ky program ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme të marrin njohuritë e nevojshme për t'u zhvilluar, për t'u bërë më konkuruese dhe për t'u rritur, duke angazhuar këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtarë të cilët mund të transformojnë bizneset e tyre.
Këto njohuri, të cilat mbulojnë çështje nga Manaxhimi i Cilësisë deri tek Strategjia, Marketingu, Eksportet, Manaxhimi i Burimeve Njerëzore, Efiçiensa e Energjisë e më tej, shërbejnë për të rritur konkurueshmërinë e SME-ve, kapacitetin për inovacion dhe aftësinë për të përthithur investime.
BE është donatori më i madh individual i BERZH, më 33 përqind kontribut të fondeve të donatorëve në pesë vitet e fundit në mbështetje të aktiviteteve të Bankës në të gjithë shtetet ku ajo operon. Programi i ri për këshillimin e SME-ve pason atë prej 1 Milion Euro të financuar nga BE për BERZH në 2008 dhe do të ndihmojë bizneset e vogla e të mesme në Shqipëri të trajtojnë sfidat e brendshme që pengojnë rritjen e tyre"
Që prej fillimit të punës në Shqipëri në 1996-ën, BERZH ka investuar përafërsisht 1 miliard euro në sektorë të ndryshëm të ekonomisë vendase.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë