BE dhe Edi Rama

BE dhe Edi Rama

Edi Rama, debat me Macron në Bruksel

Në të gjitha shkrimet që kam bërë për raportet e Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian në të gjithë karrierën time, në qendër të kritikave ka qenë më shumë BE se sa kryeministri shqiptar i radhës. Ndihem mirë si gazetar që me shumë modesti them se kam patur disi të drejtë. As kryeministri Fatos Nano, as Pandeli Majko, as Ilir Meta, as Sali Berisha, e as tani Edi Rama nuk mund të akuzohen se nuk kanë dashur që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe të mos kenë bërë përpjekje personale maksimale për ta arritur këtë. Madje, përpjekjet e secilit prej tyre në disa raste kanë qënë edhe jashtë mundësive të tyre për shkak të rrethanave që ka kaluar Shqiëpria. Por, mos të harrojmë, se në fakt ata janë akuzuar nga opozita për të kundërtën. Më saktë fare, edhe pse secili prej kryeministrave ka bërë përpjekje maskimale për ta afruar Shqiëpriën me BE, po secili prej tyre, kur ka qenë në opozitë, ka akuzuar kundërshtarin politik për të kundërtën. Sot, ose bëjmë sikur harrojmë, ose e kemi harruar që kryeministri Fatos Nano në qeverinë e tretë të tij 2002-2005 ishte akuzuar nga Sali Berisha se qeveria e tij punonte kundër BE-së.

Kryeministri Pandeli Majko në qeverinë e tij 1998-1999 dhe 2002 është akuzuar që punonte kundër BE-së. Kryeministri Ilir Meta në qeverisjen e tij 1999-2001 është akuzuar për punë konkrete kundër BE-së. Kryeministri Sali Berisha në qeverisjen e tij 2005-2013 është akuzuar nga Edi Rama në opozitë që jo vetëm nuk po arrinte të bënte hapa para për në BE por nuk dëshironte të ishte në BE sepse do kalonte nën kontroll të imtësishëm. Në nëntë vjet në pushtet, kryeministri Edi Rama është akuzuar nga Lulzim Basha për mungesë aftësie për të integruar Shqipërinë në BE. Dhe vimë tani te vetë Edi Rama. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përdorur fjalor ekstrem ndaj kryeministrit menjëherë pas Samitit të 23 qershorit në Bruksel teksa tha:

“Edi Rama me gjuhën e ordinerit ndaj pengmarrëses Bullgarisë sipas tij dhe të marrurve peng 27 vendeve anëtare të BE-së sipas tij, dëshmon qartë se axhenda e tij nuk është BE-ja por absolutisht Ballkani i Putinit dhe aleanca trilaterale me Vuçiç. Edi Rama nuk do Ballkanin e Berlinit, apo të Bruksleit, atë nuk e do as Lavrov, sepse ai Ballkan bazohet në kritere. Dënoj me forcën më të madhe fyerjet që i bëri Bullgarisë. Bullgaria një mik i çmuar dhe e ka treguar veten. Po kaq ai ka fyer dhe vendet anëtare të BE-së të cilët i ka shpallur peng të Bullgarisë. Të marra peng dhe ndiej keqardhje tha për BE-në.”

Edi Rama dhe qeverisja e tij ka aktualisht një mijë e një probleme. Nuk ke nga tia nisësh. Nga shpopullimi i vendit, nga çmimi i naftës që jemi në 10 vendet e parë në botë për nga shtrenjtësia e çmimit, nga mungesa e rritjes së rrogave, nga tallja me fermerët me fjalën subvencionim, nga rritja e diferencës mes një grupi biznesmenësh të preferuar dhe pjesës tjetër të shoqerisë, apo te luksi i disa ministrave të tij që janë jashtë realitetit, ndërkohë që u duket normale të flasin për bizneset e familjes.

Por ama Edi Ramën nuk mund ta akuzosh se nuk dëshiron që Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian. Edi Ramën nuk mund ta akuzosh për mungesë përpjekje për tu anëtarësuar në BE. Edi Ramën nuk mund ta akuzosh as për mungesën e plotësimit të kushteve të BE në këtë proces. Në fakt Edi Ramën mund ta akuzosh përse nuk mbajti premtimin e vitit 2013 kur deklaroi publikisht se për 10 vjet Shqipëria do ishte anëtare e BE.

 

Aktualisht është fakt që BE dhe jo Shqipëria është problemi. Cili do ishte ai kryeministër në vend të Ramës dhe nuk do akuzohej siç ka qenë i akuzuar në fakt. Realisht me këtë që po ndodh, nuk është akuzuar Edi Rama por kryeministri cilidoqoftë që do ishte ai. Fjalimi i tij përpara Këshillit Evropian në samitin e BE-së në Bruksel ishte një pretencë reale e atij që përfaqëson Shqipërinë në BE. Një fjalim që ndonëse me ndonjë teprim, ishte i drejtëpërdrejtë dhe i domosdoshëm për shkak se kjo BE ka lodhur një komb të tërë. Tha Rama:

“Eshtë mirë dhe keq të jesh këtu, me të gjithë ju. Mirë, sepse ne duam të jemi këtu, si europianë mes europianësh. Keq, sepse ne nuk mundemi të jemi këtu si europianë në shtëpinë e tyre, por vetëm si mysafirë të një Europe të ndarë. Një Europë të cilën as tragjedia e një pandemie globale në të shkuarën e afërt, as kërcënimi i një lufte tragjike globale në të ardhmen e afërt, nuk kanë mundur ta bashkojnë nën një çati.”

Me fjalë të tjera, kur kjo BE në mes të një lufte afron në klubin e saj Ukrainën dhe Moldavinë dhe nuk afron Ballkanin Perëndimor çfarë mund të bëjnë vendet e tij, të thonë vazhdoni të na mbani peng? Në vitin 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Por për tetë vjet ka marrë vetë përgëzime dhe fjalë të mira. Në një rast nuk ka qenë Hollanda dakord. Më pas Franca dhe më pas akoma Bullgaria. Negociatat nuk janë hapur dhe i gjithë procesi është futur në një rreth vicioz të lodhshëm. Dhe Rama tregoi me gisht Francën, një nga shtet që nuk e ka parë me sy të mirë këtë anëtarësim. Tha Rama:

“Që Franca kurrë nuk ka qenë një forcë entuziaste për zgjerimin e këtij Unioni, ky është një sekret gjerësisht publik. Që Emanuel Makronit i duhet të përpëlitet midis shpirtit të tij thellësisht europian dhe kostumit presidencial të një vendi, ku të gjesh entuziazëm për zgjerimin e Bashkimit Europian është njësoj si të gjesh ujë në shkretëtirën e Arabisë Saudite, edhe ky është një sekret tejet publik. E megjithatë ideja e tij, për të na mbledhur të gjithëve së bashku, në një Komunitet të ri Politik Europian, duket për momentin një recetë shumë më premtuese sesa pjata bosh e zgjerimit pa zgjerim, e cila na është servirur për vite të tëra me radhë.”

Ishte Macron që kishte poremtusr se sapo të fitonte zgjedhjet do ta zgjidhte çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Por në fakt nuk është parë ndonjë përpjekje e tij sidomos në samitin e fudnit për ta zbatuar këtë premtim. Indiferenca e tij po kthehet në proverbiale dhe Edi Rama ia shprehu hapur me fjalë këtë zhgënjim. Por a është normale që Bullgaria, një vend anëtar i BE-së që i ka sjellë këtij unionit më shumë andrralla se sa vlera ta mbajë peng klubin evropian? Dhe për kë? Për dy vende anëtare të NATO-s. Me të drejtë Rama tha:

“Çfarë turpi për Europën kjo historia bullgare! Në mes të një lufte tejet të nxehtë në oborrin e Europës, një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera të NATO-s mu përpara syve të 26 vendeve të BE-së, që rrinë ulur në një shfaqje të frikshme pafuqie!

Dhe pastaj thonë se Vladimir Putini është shumë i sëmurë! Vladimir Putini mund të jetë me të vërtetë i sëmurë ose edhe mund të mos jetë fare i sëmurë, por më lini t’ju them se kjo situata këtu nuk duket posaçërisht e shëndetshme.”

Dhe fjalimi i Edi Ramës mori nota pothuajse kërcënuese ndaj BE-së kur përdori si kundërpeshë Ballkanin e Hapur:

“Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së. Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar.”

Dhe përsëri gishti i kryeministrit shqiptar iu drejtua krizës që po kalon BE-ja dhe jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Tha Rama:

“Të gjithë e dimë, Bashkimi Europian sot është në një krizë të thellë identiteti. Prandaj atij dhe vetë Europës i duhen të gjitha idetë dhe të gjitha nismat që mund të ndërmarrim, për të rindërtuar jo vetëm projektin politik që është braktisur, por edhe vetë besueshmërinë e tij në sytë e qytetarëve të saj. Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.”

Në fakt ky nuk ishte thjesht një fjalim, por një shpërthim i zemërimit të një kryeministri që ka përfshirë aty edhe zemërimet e të gjithë kryeministrave paraardhës. Një kryeministër që në qeverisje ka një mijë e një probleme, por në raport me BE-në nuk ka asnjë. Të presim nëse tërheqja e Bullgarisë do ta çojë deri në fund vendimin për hapjen e negociatave për Shqiëprinë dhe Maqëdoninë e Veriut. Në të kundërtën, Edi Ramës i duhet të mbajë një fjalim tjetër si ky.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kozkoz: 27/06/2022 14:41

    Un se menoj dot si do kishim shku po tkishim saliun kryeminister jena me fat qe o i gjati mkrye

    Përgjigju
  • Arni: 27/06/2022 14:20

    Be ta mendoje dhe iher kete gje

    Përgjigju
  • Bojke: 27/06/2022 14:18

    Edi Rama eshte lider po lerini llafet e kota

    Përgjigju
  • Laert: 27/06/2022 14:09

    Keto komentet rresht dhe simotra te sufllaqisteve dhe patronazhisteve, pse i nxirrni? Nuk e kuptoni qe jane makineri propagandistike...

    Përgjigju
  • Mondi: 27/06/2022 13:59

    Edi rama kishte shume te drejte ne fjalimin qe beri sepse tregoi padrejtesite qe keto shtete i bene shqiperise dhe maqedonise

    Përgjigju
  • Jorgo: 27/06/2022 13:57

    Flalimi qe beri edi rama ishte shume i drejte ku tregoi pafytyresine e shteteve te BE qe nuk ishin pro Shqiperise ne BE

    Përgjigju
  • Gazi: 27/06/2022 13:44

    Mjafton titulli qe te kuptosh se sa farse jane gjerat. Kur unioni krahasohet me personin dhe ku dashuria per "liderin" eshte moto e dites per servilet e korruptuar perreth. Dhe vazhdojne e cicerojne keto komentuesit e skuadres se propogandes. Cfare turpi, cfare maskaralleku.

    Përgjigju
  • jani: 27/06/2022 13:42

    Ne duhet te jemi ne be sa me shpejt ne be ne menyre qe dhe shqiperia te marri ate zhvillimin e shume pritur

    Përgjigju
  • Klaudio: 27/06/2022 13:39

    A te kishim pak fuqi me shume ne arenen nderkombetare qe te mund ti denonim keto pdrejtesi qe na u be

    Përgjigju
  • Keli: 27/06/2022 13:38

    O ka punuar edi per te na futur ne be o ska punuar njeri po se na u be nje padrejtesi ndaj nesh sjemi aq te fuqishem sa ti denojme

    Përgjigju
    • beni: 27/06/2022 16:36

      o ka punuar për të na i futur o nuk ka punuar tjeter sa ky

  • ildi: 27/06/2022 13:38

    be dhe edi rama , nje sfide per zotin rama te cilen e kaloi me shuem sukses sipas mendimit tim

    Përgjigju
  • Daniel: 27/06/2022 13:38

    Ndodhemi cdo dite me afer BE me punen qe ka bere Rama me Shqiperine dhe per kete i lumte

    Përgjigju
  • Klodian: 27/06/2022 13:34

    Me punen e bere nga zoti Rama vendk yne ka patur zhvillim te vertete dhe eshte per te ardhur keq qe BE nuk po e pranom anetaresimin tone kur jemi nje shtet qe e meriton realisht

    Përgjigju
  • Senti: 27/06/2022 13:34

    Ishte shume zhgenjyes fakti qe nuk u pranuam ne Be

    Përgjigju
  • Klaus: 27/06/2022 13:32

    Jemi zhvilluar shume vitet e fundit dhe kjo fale punes tuaj zoti Rama

    Përgjigju
  • Dreni: 27/06/2022 13:22

    Vendi yne eshte zhvilluar shume vitet e fundit fale puneve qe ka bere zoti Rama, dhe kam besim qe dita per ne BE eshte shume afer

    Përgjigju
  • Arti: 27/06/2022 13:20

    Vertete zhgenyese qe nuk na antaresuan ne BE pasi i kishim permbushur te gjitha detyrat tona

    Përgjigju
  • Lisja: 27/06/2022 13:15

    se shpejti do jemi edhe ne pjese e BE. rama po ben pune te mire

    Përgjigju
  • Alea: 27/06/2022 13:14

    Ne i permbushim te gjitha detyrimet, ne BE duhet te jemi patjeter

    Përgjigju
  • Esi: 27/06/2022 12:51

    Ne duhet te hym patjeter ne be pasi kemi permbushur cdo kusht dhe e meritojme

    Përgjigju
  • Leo: 27/06/2022 12:50

    Kemi punuar kaq fort per te hyr ne be dhe me vjen keq qe na mbajn peng e nuk na fusin

    Përgjigju
  • Erblin: 27/06/2022 12:47

    Vallaj hallall Rames qe ja plasi ne sy atyre. Ploteso gjith kushtet e prap JO

    Përgjigju
  • Koli: 27/06/2022 12:41

    Ishalla sa me shpejt ne BE sepse e meritojm.

    Përgjigju
  • Morena: 27/06/2022 12:40

    Me behet shume qefi qe jemi shume afer bashkimit europian shpresojm te hyjm sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Erda: 27/06/2022 12:40

    Kemi plotesuar cdo kusht te vendosur nga BE dhe eshte turp qe ende mbahemi peng

    Përgjigju
  • Ani: 27/06/2022 12:39

    Bullgaria u be vertet nje faktor pengues per vendin tone shpresoj qe dhe be te mos na zvarris akoma dhe me shume drejt kesaj rrige

    Përgjigju
  • Tedi: 27/06/2022 12:38

    Shqiperia e meritonte me shume se kuur te antarsoj ne be por ato thkesht po e zvartisin hapjen e negociatave duket qart qe thjesht sna duan

    Përgjigju
  • Eri: 27/06/2022 12:35

    Afer BE-se jemi dhe pak ka mbetur…me vjen keq qe po pengohemi prej Bullgarise

    Përgjigju
  • Mari: 27/06/2022 12:34

    Jemi me afer be se kurr me pare fale punes suaj te madh

    Përgjigju
  • Ensi: 27/06/2022 12:34

    Dhe shume pak kane mbetur per tu antaresuar ne BE,Shqiperia i ka plotesuar te gjith kriteret

    Përgjigju
  • Katia: 27/06/2022 12:33

    Kesaj here jemi me afer se kurr drejt bashkimit europian shpresojm te behemi pjes sa me shpejt

    Përgjigju
  • titi: 27/06/2022 12:26

    me vjen mir qe ne jemi shume afer bashkimit europian pas kaq shume kohesh pritje dhe perpjekjesh qe kemi bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur