Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) Michael Georg Link lancuan projektin për të mbështetur zgjedhjet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Ky projekt i ri trevjeçar do të zbatohet nga ODIHR dhe do të mbështesë Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, -ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë në përpjekjet e tyre për të ndjekur rekomandimet e vëzhgimit të zgjedhjeve në fushat që lidhen me menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe sjelljen e mediave gjatë fushatave zgjedhore.
Projekti ka një buxhet të përgjithshëm prej 1.6 milion euro dhe bashkëfinancohet nga BE-ja (1.4 milion euro) dhe ODIHR (200.000 euro nga Agjencia Austriake për Zhvillim, njësia operative e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim).
Komisioneri Hahn u shpreh: “Marrëveshja e nënshkruar sot demonstron angazhimin tonë të fuqishëm për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.
Me këtë mbështetje për zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor, Komisioni mbetet i fokusuar në bazat e para në procesin e zgjerimit dhe në vlerat që e mbështesin atë.
Demokracia, besueshmëria dhe stabiliteti i organeve të zgjedhura varen qartë nga proceset zgjedhore të lira dhe të ndershme, për të cilat ODIHR jep një kontribut kyç” tha ai.
“Në kuadër të këtij projekti, zyra jonë do të intensifikojë përpjekjet për të nxitur ndjekjen e rekomandimeve elektorale me qëllim që zgjedhjet të zhvillohen më tej në përputhje me angazhimet e OSBE dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike”, tha drejtori Link.
Të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë zotuar të ndjekin vlerësimet dhe rekomandimet elektorale të ODIHR-it, ndërsa BE-ja ka vënë në dukje nevojën për të mbështetur ndjekjen e rekomandimeve të ODIHR-it dhe për të forcuar lidhjen me reformat më të gjera demokratike që kërkohen për Ballkanin Perëndimor për të përmbushur Ambiciet e Integrimit Evropian.
Në kuadër të projektit, ODIHR do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e ndihmës zgjedhore, si dhe me operacionet në terren të OSBE-së dhe Delegacionet e BE-së.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com