SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Ambasadat diplomatike në vendin tonë kanë dënuar në bllok protestën e dhunshme dhe me flakë para të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës. Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OSBE dënuan dhunën gjatë protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë Tiranë ditën e sotme

'Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.', thuhet në reagimin e prezencës së BE në Tiranë

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo", shkruan OSBE. 

Gjithashtu, dhunën e ka dënuar edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. 

'Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.', thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Edhe ambasada e Britanisë së Madhe thotë se skena të tilla, si përdorimi i molotivit, nuk kanë vend në demokraci. 

"Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi molotovit nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.  Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit", thuhet në reagim. 

1713527860_be.JPG

1713527891_shba.JPG

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Protesta e dhunshme para bashkisë, reagon dhe ambasada e Italisë: Dënojmë aktet e dhunës, të pajustifikueshme

Edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka dënuar aktet e dhunës në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Ky reagim vjen pas atyre të ambasadës britnaike, amerikane dhe të BE-së.

'Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë. E drejta për t'u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme.', thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

 

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 19/04/2024 17:52

    Perse nuk e denojn vjedhjet nga qeveritaret kto shtete gjoja te drejt apo u interesojn edhe ktyne kur ka rremuj , ku ka ba vaki meu arrestu 10 drejtora bashkie e del e thot kryetari bashkis nuk eshte fai i im.

    Përgjigju
  • Ring: 19/04/2024 15:07

    Vazhdon teatri ketu ne kete vende. Nga parlamenti e derguan ne bashkia. Bejne sikur zihen.

    Përgjigju
  • Ska problem: 19/04/2024 14:29

    Bandat e LSI e ndjejne qe po humbasin mbeshtetjen politike ne bizneset e paligjshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën