Rrëmbeu avionin për të arrestuar një gazetar, BE kërcënon Bjellorusinë me masa ekstreme! Shqipëria i bashkohet thirrjeve për hetim ndërkombëtar

Bashkimi Evropian, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dënuar ‘pengmarrjen ‘ e avionit që fluturonte nga Athina në drejtim të Lituanisë, për të arrestuar gazetarin disident bjellorus.

Në përgjigje të veprimit bjellorus, liderët evropianë në takimin e mbajtur ditën e sotme kërcënuan të kufizojnë trafikun ajror ndërkombëtar mbi Bjellorusinë dhe me shumë mundësi edhe transportin e tij tokësor.

"Kjo ishte në mënyrë efektive pirateri, e sponsorizuar nga shteti," tha Ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: "Është e rrezikshme, e pamatur dhe natyrshëm BE do të veprojë."

Presidenca franceze në anën tjetër deklaroi se një kërkesë i ishte dërguar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të pezulluar fluturimet ndërkombëtare mbi hapësirën ajrore Bjelloruse. Ndërkohë që po diskutohet edhe ndalimi i fluturimeve për kompaninë vendase Bjellorusi Belavia në të gjithë  aeroportet evropiane si dhe lidhjet e transportit tokësor.

E megjithatë mundësitë për hakmarrjen e perëndimit duken të vogla. ICAO me bazë në Montreal nuk ka fuqi regullatore dhe BE nuk ka asnjë autoritet mbi fluturimet që ngrihen dhe zbresin në Bjellorusi ose fluturojnë mbi hapësirën e saj ajrore, përveç fluturimeve të drejtpërdrejta që vijnë ose zbresin në Evropë.

Vendet perëndimore gjithashtu kërkuan lirimin e 26-vjeçarit Roman Protasevich, themeluesin e një nga pak mediat vendase ende të pavarura dhe që sponsorizohej nga emigrantët.

Ndërkohë që menjëherë pas incidentit sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Uashingtoni "dënon me forcë" regjimin Bjellorus për "veprimin e pacipë dhe tronditës devijimit të një një fluturimi për të arrestuar një gazetar".

"Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar dhe po koordinojmë me partnerët tanë hapat e ardhshëm," shkroi ai në Twitter.

Homologu i tij britanik, Dominic Raab tha se Mbretëria e Bashkuar po "koordinohet me aleatët ". "Ky veprim i çuditshëm nga Lukashenko do të ketë implikime serioze."

Bjellorusia detyroi fluturimin e Ryanair të Dielën nga Athina në Vilnius në Lituani të devijonte përpara se të arrestonte aktivistin Roman Protasevich. Zyra e shtypit e Presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi se ai personalisht urdhëroi një avion luftarak MiG-29 për të shoqëruar avionin Ryanair në aeroportin e Minskut, pasi kishte një kërcënim se në të ndodhej një bombë. Bjellorusia thotë se po vepronte në përgjigje të një kërcënimi, megjithëse ajo rezultoi të ishte false. Ajo tha të hënën se kontrollorët e saj tokësorë kishin dhënë udhëzime për fluturimin por nuk e kishin urdhëruar atë të ulej.

Protasevich, 26 vjeç, është themelues i një aplikacioni për mesazhe në Bjellorusi, që ka qenë një kanal kryesor informacioni për kundërshtarët e presidentit autoritar të Bjellorusisë.

Rusia në anën tjetër akuzoi Perëndimin për hipokrizi, duke vënë në dukje se në vitin 2013 një fluturim nga Moska në të cilin ndodhej Presidenti Bolivian Evo Morales ishte devijuar për në Austri pasi mendohej  se Edward Snowden mund të ishte në bord.

BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë disa raunde sanksionesh financiare kundër Minskut vitin e kaluar, të cilat nuk patën asnjë efekt në sjelljen e liderit Lukashenko. Lëvizjet protestuese pas zgjedhjeve presidenciale të Gushtit 2020, të përcaktuara si të manipuluara nga opozita dhe vendet perëndimore mblodhën dhjetëra mijëra njerëz në Minsk dhe qytete të tjera.

Por protestat gradualisht u lëkundën përpara arrestimeve masive dhe dhunës policore që u mori jetën shumë personave dhe shkaktoi arrestimin e disave.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:51
Detyrimi i avionit të Ryanair të ulet në Minsk dhe arrestimi i gazetarit bjellorus, Xhaçka: Të shokuar! Kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe lirimin e Protasevich

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me incidentin e "marrjes peng" të avionit Ryanair dhe arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Xhaçka shprehet se Shqipëria është e shokuar lidhur me rrëmbimin e avionit të Ryanair.

Ajo shkruan se vendi ynë i bashkohet thirrjeve për hetimin ndërkombëtar të këtij incidenti si dhe kërkon lirimin e gazetarit Protasevich.

Ora 14:41
Detyrimi i avionit të Ryanair të ulet në Minsk, liderët evropianë kërcënojnë Bjellorusinë me kufizim të trafikut ajror ndërkombëtar

Liderët evropianë kërcënuan se do të kufizonin trafikun ajror ndërkombëtar mbi Bjellorusinë dhe me shumë mundësi edhe transportin e tij tokësor, pasi një aeroplan i Ryanair u detyrua të ulej në Minsk, në atë që konsiderohet nga perëndimi si pengmarrje nga shteti. Liderët perëndimore dënuan incidentin e së Dielës, në të cilin një aeroplan luftarak Bjellorus detyroi aeroplanin të ulej në Minsk dhe më pas arrestimin e një gazetari disident bjellorus.

Vendet perëndimore kërkuan lirimin e 26-vjeçarit Roman Protasevich, themeluesin e një nga pak mediat vendase ende të pavarura dhe që sponsorizohej nga emigrantët.

"Kjo ishte në mënyrë efektive pirateri, e sponsorizuar nga shteti," tha Ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney. Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha: "Është e rrezikshme, e pamatur dhe natyrshëm BE do të veprojë."

Presidenca franceze deklaroi se një kërkesë i ishte dërguar Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për të pezulluar fluturimet ndërkombëtare mbi hapësirën ajrore Bjelloruse. Ndërkohë që po diskutohet edhe ndalimi i fluturimeve për kompaninë vendase Bjellorusi Belavia në të gjithë  aeroportet evropiane si dhe lidhjet e transportit tokësor.

E megjithatë mundësitë për hakmarrjen e perëndimit duken të vogla. ICAO me bazë në Montreal nuk ka fuqi rregullatore dhe BE nuk ka asnjë autoritet mbi fluturimet që ngrihen dhe zbresin në Bjellorusi ose fluturojnë mbi hapësirën e saj ajrore, përveç fluturimeve të drejtpërdrejta që vijnë ose zbresin në Evropë. Bjellorusia ka hequr dorë nga raundet e mëparshme të sanksioneve financiare të BE dhe SHBA.

Përpara një takimi të planifikuar të 27 udhëheqësve kombëtarë të BE në Bruksel, Kryeministrja Lituaneze Ingrida Simonyte tha se ajo do të shtynte partnerët për të mbyllur hapësirën ajrore të Bjellorusisë për fluturimet ndërkombëtare.

Bjellorusia thotë se po vepronte në përgjigje të një kërcënimi për bombë gjatë fluturimit, megjithëse ajo rezultoi të ishte false. Ajo tha të hënën se kontrollorët  e saj tokësorë kishin dhënë udhëzime për fluturimin por nuk e kishin urdhëruar atë të ulej.

Media shtetërore tha se vendimi për të ndërhyrë ishte urdhëruar personalisht nga Presidenti Alexander Lukashenko.

Rusia në anën tjetër akuzoi Perëndimin për hipokrizi, duke vënë në dukje se në vitin 2013 një fluturim nga Moska në të cilin ndodhej Presidenti Bolivian Evo Morales ishte devijuar për në Austri pasi mendohej  se Edëard Snoëden mund të ishte në bord.

BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë disa raunde sanksionesh financiare kundër Minskut vitin e kaluar, të cilat nuk patën asnjë efekt në sjelljen e liderit Lukashenko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian Heta: 25/05/2021 01:46

    Lehin qen e buce, leh dhe qenushi rrjepacak nga Arnautistani....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja