BE do të zgjerojë listën e sanksioneve ndaj Rusisë

BE do të zgjerojë listën e sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione kundër pesë personave, të cilët, sipas bllokut, kanë ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve presidenciale ruse në rajonin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar.

Burime që kanë njohuri për këtë çështje, por që nuk janë të autorizuar të flasin publikisht, se diplomatët e BE-së janë duke punuar për të përditësuar listën e sanksioneve dhe përfaqësuesit e BE-së pritet t’i miratojnë këto sanksione gjatë takimit të tyre më 8 maj, njofton REL.

Emrat e personave që do të shtohen në listën e sanksioneve nuk janë bërë publik. BE-ja tashmë ka ngrirë asetet dhe ka refuzuar vizat e 150 zyrtarëve rusë dhe separatistëve që mbështeten nga Moska, si dhe ndaj 38 entiteteve, që sipas Brukselit zyrtar, janë përgjegjës për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

Sanksionet fillimisht ishin vendosur në mars të vitit 2014, pasi Rusia aneksoi  në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrianas të Krimesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës