Komisioneri qipriot për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stilianidis, përshëndeti këtë vendim të Komisionit Europian për ndihmën që i ofrohet Shqipërisë.

Dëshiroj të falenderoj autoritetet greke për bujarinë e treguar dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë për herë të dytë, duke dërguar dy avionë shtesë për të ndihmuar vendin fqinj në këto orë të vështira. Ky është një shembull konkret i solidaritetit të Evropës me mbështetjen e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”, ka deklaruar eurokomisioneri Stilianidis.

Shqipëria dorëzoi kërkesën e parë në KE më 2 gusht për ndihmë në luftën kundër zjarreve.

Pas kësaj kërkese, Greqia fillimisht dërgoi dy avionë në datat 3-6 gusht për shuarjen e flakëve të zjarrit në zonat jugore të prekura.

Tashmë vendimi i sotëm i KE do të mundësojë edhe dy avionë të tjerë shtesë nga Greqia për të ndihmuar në përballimin e situatave të tilla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com