BE e pranon: Po hetojmë dyshimet
për korrupsion brenda EULEX-it

BE e pranon: Po hetojmë dyshimet<br />për korrupsion brenda EULEX-it
Bashkimi Evropian pranon se që nga viti i kaluar ka qenë në dijeni për dyshimet se brenda misionit në Kosovë ka korrupsion. Në komunikatën e dalë nga kabineti i shefes së politikë së jashtme evropiane për çështje sigurie, thuhet se që nga viti 2013 EULEX-i në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore kosovare janë duke zhvilluar hetime për të vërtetuar saktësinë pohmieve.

“Eshtë punuar me kujdes të posaçëm, në përputhje me atë që është në qendër të përpjekjeve të EULEX-it, përkatësisht lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë”, thuhet në komuniaktën lëshuar sonte e të cilën e ka nëshkruar zëdhënësi i kabinetit të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Megjithatë porositet se pavarësisht hetimeve që po zhvillohen, pafajësia është gurthemeli i isecilit sistem ku sundion ligji dhe është garancë që duhet të aplikohet tek secili qytetar pa diskriminim.

Reagimi zyrtar vjen 3 ditë pasi që doli teksti i parë në gazetën Koha Ditore me dëshmi konkrete për korrupsion në mesin e gjyqatërve dhe prokurorëve të EULEX-it. Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënëses deri më tani vetëm ka insistuar se aludimet për korupsion adresohen dhe vërtetohen në gjykatë e jo në, sic shpreheshin, “gjyqin e publikut”.

Meqë gazeta në fjalë vazhdon me publikimin e dëshmive, merret vesh se shtetet anëtare janë pajtuar qysh dje se duhet të dilet me qëndrim - e i cili u zbardh sonte.

Selia e Bashkimit Evropian përsëritë se përkrahë në tërësi shefin e EUELX-it dhe ekipit të tij që përbehet nga shumë profesionist të përkushtuar. “Ne jemi të sigurt se ata do të vazhdojnë me sukses të zbatojnë mandatin e misionit dhe të ndihmojë autoritetet e Kosovës në konsolidimin e sundimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të sektorit të Ligjit në Kosovë, i cili do jetë i lirë nga ndërhyrjet politike ", thuhet në fund të komunikatës.


Marrë nga RTK
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat