BE, Eshton pret Thaçin në
Bruksel: Marrëveshja historike

BE, Eshton pret Thaçin në<br />Bruksel: Marrëveshja historike
BRUKSEL – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot gjatë vizitës së tij në Bruksel me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kethrin Eshton, e cila e cilësoi si historike marrëveshtjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbi bashkëpunimin rajonal. Eshton ka vlerësuar kontributin e kryeministrit kosovar, për, siç u shpreh ajo, vizionin dhe lidershipin e tij.

“Kjo marrëveshje do të thotë se Kosova do të marrë pjesë dhe do të flasë vetë për veten e saj në më shumë se 35 forume të ndryshme rajonale. Kosova po ashtu do të jetë në gjendje të nënshkruajë vetë marrëveshje. UNMIK-u tashmë ka deklaruar se do t’i lërë këto të drejta për Kosovën”, ka thënë Eshton para gazetarëve në Bruksel.

Kryediplomatja evropiane ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne gjithmonë kemi thënë se qëllimi i dialogut është t’i sjellim palët më afër Bashkimit Evropian”, ka theksuar ajo, duke shfaqur shpresën për hapa të tjerë të Kosovës drejt BE-së.

Marrëveshjet e arritura në raundin e fundit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë cilësuar sërish si momente historike edhe nga kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi. “Mendoj se këta hapa janë të vështirë për shkak të së kaluarës, por janë të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët evropiane”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri Thaçi do të takojë sot në Bruksel edhe komisionarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle, si dhe zyrtarë të tjerë të këtij organizmi. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit