BE, Evropa përfundon dispozitivin mbrojtës kundër evazionit fiskal

Të 28 ministrat evropianë të Financave arritën sot një marrëveshje në Luksemburg për të praktikuar duke filluar nga viti 2017 shkëmbimin automatik të informacioneve kundër luftës fiskale sipas rregullave të përcaktuara nga OSBE-ja, me përjashtim të Austrisë që do të bëjë këtë nga viti 2018.

Vendet e OSBE-së u angazhuan për ngritjen e kësaj norme të re, që inspirohet nga një ligj amerikan. Shkëmbimi automatik i informacioneve fiskale konsiderohet si një armë efikase kundër luftës ndaj vjedhjeve, pasi kjo gjë e heq "de facto" sekretin bankar.

Kjo normë aplikohet në llogaritë e individëve jashtë vendit, që shkon edhe më largë se sa legjislacioni i parashikuar në fillim nga BE-ja që prekte vetëm interesat e derdhura në llogaritë e tyre.

"Sekreti bankar vdiq në BE", reagoi komisioneri evropian i ngarkuar me Fiskalitetin, Algirdas Semeta.

Ky proces mbështetet në marrëveshje dypalëshe mes vendeve që kanë nënshkruar. Vendet e BE-së u angazhuan të aplikojnë këtë dispozitiv që nga viti 2017, përveç Austrisë, që e ka dhënë miratimin politik por kërkoi një vit shtesë për arsye teknike.

ATSH

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij