BE, Franca e Gjermania kërkojnë
rishikimin e kodit Schengen

BE, Franca e Gjermania kërkojnë<br />rishikimin e kodit Schengen
BE-Franca dhe Gjermania  i kanë kërkuar ditën e sotme Komisionit Evropian rishikimin e kodit Schengen.

Të dyja vendet, anëtare të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një letre publike të drejtuar mediave, e  kanë argumentuar kërkesën e tyre me shtimin e kërcënime terroriste që kërcënojnë rendin publik dhe sigurinë e brendshme.

Kërcënimi i vazhdueshëm terrorist dhe efikasiteti i kontrolleve aktuale në kufijtë e brendshëm tregojnë domosdoshmërinë për rishikimin të Kodit të Kufijve Schengen në rast kërcënimi serioz për rendin publik apo sigurinë e brendshme”, shkruajnë dy ministrat e brendshëm Thomas de Maizière dhe Bruno Le Roux.

Kërkesa për rishikim të kodit Schengen i është drejtuar zëvendëspresidentit të parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, dhe kolegëve të tij përgjegjës për Migracionin dhe Sigurinë, respektivisht Dimitris Avramopoulos dhe Julian King.

Të dyja vendet kanë kërkuar gjithashtu që masat e kontrolleve jashtë periudhës së emergjencës të jenë më fleksibël.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar