BE – Franca kërkon asistencën ushtarake të Evropës

/ATSH-AFP/ - Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, kërkoi sot nga vendet e BE-së një pjesëmarrje ushtarake më të lartë në disa nga rajonet ku zhvillohen operacione ushtarake dhe kërkoi mbështetjen e tyre për Francën në luftën kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri.
Ministri francez përmendi nenin 42-7 të traktateve evropiane, që parashikojnë solidaritet në rast agresioni kundër një vendi të BE-së, sikurse e kishte përmendur një ditë më parë presidenti francez François Hollande, para Kongresit të mbledhur në Versajë.
"Franca nuk mund të jetë e vetme në këto rajone", theksoi Le Drian, sipas këshilltarëve të tij, gjatë një mbledhje të ministrave evropiane të Mbrojtjes në Bruksel.
Është hera e parë që një anëtar i BE-së përmend këtë nen, i ngjashëm në filozofinë e tij me nenin 5 të traktatit të NATO-s të cilin e përdori SHBA-ja pas atentateve të 11 shtatorit, aktivizimi i të cilit solli ndërhyrjen e Aleancës së Atlantikut në Afganistan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar