BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin! Kritika ndaj Bislimit për sjelljen e tij ndaj Lajçak

Bashkimi Europian ka kritikuar sjelljen e zëvendës kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi ndaj zyrtarëve europianë duke refuzuar takimin e ndërmjetësuar nga BE mbi heqjen e dinarit. Në një deklaratë, zëdhënësi i BE, Peter Stano tha se sjellja e Bislimit, është e papranueshme.

Komentet e Stanos vijnë një ditë pasi numri 2 i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi kritikoi të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajçak pasi ky i fundit i ftoi palët në një takim për të diskutuar mbi heqjen e dinarit, pa pasur pajtueshmëri për një gjë të tillë.

Bislimi tha se e refuzoi ftesën, me argumentin se çështja e dinarit, nuk është pjesë e dialogut, ndërsa paralajmëroi se ditëve në vazhdim do të përcaktohet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në takim.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se pas takimeve të ndara të javës së kaluar në Munih ndërmjet shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zoti Lajçak i ka ftuar palët të takohen në Bruksel të martën më 27 shkurt, por në ftesë nuk është përcaktuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe Serbinë.

Më tej ai shtoi se BE po përpiqet të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për një problem që sipas tij, është krijuar nga vendimi i pa-konsultuar që pala kosovare kishte marrë kundrejt palës serbe.

“Shpresojmë që zoti Bislimi do të vlerësojë përpjekjen në vend që të akuzojë në mënyrë të pavend dhe pa bazë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme”, tha zëdhënësi Stano në një përgjigje me shkrim shpërndarë mediave.

Çështja e heqjes së dinarit serb vijon të jetë ndër përplasjet më të nxehta mes 2 vendeve. Për vendimin e Kosovës pati edhe një seancë në OKB ku u përplasën Vuçiç dhe Kurti.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI