BE: Gati të bashkëpunojmë
me Nikolic

BE: Gati të bashkëpunojmë <br />me Nikolic
BEOGRAD- Shefi i Delegacionit të BE në Serbi Vincent Degert ka përgëzuar Tomislav Nikoliç për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai gjithashtu vlerësoi popullin serb duke shtuar se Presidenti i ri sigurisht do përballet me një numër sfidash, por BE-sic u shpreh ai- është e gatshme të bashkëpunojë me të.
Kreu i delegacionit të BË në Serbi ka vënë në dukje gjithashtu se zbatimi i një politike paqe dhe stabiliteti l në rajon është një tjetër sfidë e presidentit dhe qeverisë së re serbe.
Ai gjithashtu përgëzoi popullin serb, duke shtuar se presidenti i ri me siguri do të përballet me një numër sfidash, por BE-ja ishte e gatshme për të bashkëpunuar me të.
"Unë do të doja të përgëzoj shumë zotin Nikolic për zgjedhjen e tij si President i Serbisë. Unë do të doja të përgëzoja edhe qytetarët serbë për zgjedhjet demokratike dhe shumë konkurruese që zhvilluan këto dy fundjavat. Ky është një lajm i mirë për demokracinë dhe stabilitetin këtu në Serbi, "tha Degert për agjëncinë serbe të lajmeve Tanjug.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë