Bashkimi Europian ka vendosur që t’ia lehtësojë Bjellorusisë procesin e marrjes së liberalizimit të vizave. Një vendim i tillë po shihet si një hap përfundimtar që mund të çojë drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve të ish-republikës sovjetike në Zonën Schengen.
Një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta duke qenë se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkanin Perëndimor, edhe përkundër faktit se Prishtina zyrtare ka përmbushur kushtet për liberalizim.
Çështja kryesore që mbetet pikëpyetje është kalimi i votës me "shumicë të kualifikuar”. Për të arritur këtë numër duhet që për liberalizimin e vizave të votojnë më shumë se 55 për qind e shteteve anëtare të Shengenit, por këto duhet të jenë vendet që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme në vendet që votojnë.
Në muajin mars të vitit 2019 Parlamenti Europian votoi edhe njëherë në favor të liberalizmit të vizave për Kosovën.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kohë më parë dha një parashikim se regjimi i vizave për kosovarët për udhëtim në vendet Shengen mund të hiqet në muajin shtator 2019.
Sipas DW, diplomatët gjermanë kanë pohuar se kyçe në këtë votë është Franca, pjesa politike e presidentit francez ka bllokuar secilën lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor, 14:15
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Bjellorusia në prag të zgjedhjeve presidenciale, regjimi i Lukashenkos arreston 7 gazetarë
13 Dhjetor, 08:13
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16
-
Lukashenko shpalos planet për vendosjen e raketave ruse Oreshnik në Bjellorusi
10 Dhjetor, 18:19
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor, 16:11
-
Putin: Rusia do të vendosë raketa të reja Oreshnik në Bjellorusi
6 Dhjetor, 22:50
-
Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë traktatin për garancinë e sigurisë, në dokument përfshihen edhe armët bërthamore
6 Dhjetor, 15:24
Ja dhe nje here tjeter ku Franca, shteti qe pretendon qe ka themeluar karten e te drejtave te njeriut, del hapur kunder shqiptareve duke shkelur pikerisht ate qe ka themeluar vete. Me qarte se kaq nuk ka ku shkon. Franca historikisht ka qene prosllave dhe antishqiptare..
Përgjigju