"Bashkimi Evropian përcaktoi katër kushte që duhet të zgjidhen deri të hënën në mesditë duke përfshirë dhe fillimin e negociatave në kuadër të aplikimit të planit të paqes nga presidenti ukrainas Poroshenko", sipas përfundimeve të Këshillit.
Nga ana e tij, presidenti ukrianas, Petro Porochenko vendosi të shtyjë me 72 orë armëpushimin mes forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, bëri të ditur sot një burim diplomatik evropian.
"Presidenti Poroshenko propozoi shtyrjen me 72 orë të armëpushimit dhe ky afat do të lejojë dhënien e një numri kushtesh si lirimi i pengjeve duke përfshirë dhe ato të OSBE-së dhe kontrollin e kufirit ruso-ukrainas./
/ec/