/ATSH/.- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, theksoi sot gjatë një takimi me Kryeministrin Isa Mustafa theksoi se "katër vitet e ardhshme do të jenë shumë sfiduese, pasi Kosova duhet të bëjë reforma strukturore të domosdoshme për zhvillim ekonomik, përmirësim të rendit dhe ligjit dhe administratës publike, përmirësim të një mirëqenies së qytetarëve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit evropian".
Në një komunikatë të dërguar nga qeveria, thuhet se "Mustafa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë për t'u angazhuar fuqishëm në adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese evropiane".
"Lista e prioriteteve në të cilat qeveria duhet menjëherë të fillojë të punojë është mjaft e gjatë, por mes prioriteteve të rëndësishme për një të ardhme të afërt, unë në mënyrë të veçantë do të doja të theksoj përgatitjen dhe zbatimin e një Programi të Reformës Ekonomike, përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe reformën e administratës publike, nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të MSA-së, dialogun për liberalizim të vizave, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm për themelimin e Gjykatës së Posaçme. E fundit por jo më pak e rëndësishme, ne presim nga qeveria juaj zero tolerancë ndaj korrupsionit", nënvizoi Zhbogar.
Gjatë takimit, ndër të tjera u diskutua edhe për rëndësinë dhe përkrahjen që duhet ofruar në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, në veçanti.
Kryeministri Mustafa dhe shefi i Zyrës së BE-së, Zhbogar biseduan edhe për procesin e dialogut dhe nënshkrimin e Marrëveshjes se Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, nënvizoi se "katër vitet e ardhshme do të jenë shumë sfiduese, pasi Kosova duhet të bëjë reforma strukturore të domosdoshme për zhvillim ekonomik, përmirësim të rendit dhe ligjit dhe administratës publike, përmirësim të mirëqenies së qytetarëve dhe për të çuar përpara procesin e integrimit evropian".
Zhbogar e mirëpriti identifikimin e prioriteteve kryesore nga ana e qeverisë dhe shprehu mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian/PSBE në arritjen e një progresi të prekshëm në këto objektiva. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com