Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për shkak të “kufizimit të trafikut detar” në Ngushticën e Hormuzit.

“Lindja e Mesme është e bllokuar mes fazave të bisedimeve për paqe dhe armëpushimeve të brishta. Dronët e Teheranit vazhdojnë të kërcënojnë trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit. Ministrat ishin të qartë se veprimet e Iranit janë të papranueshme. Si përgjigje, shtetet anëtare të BE-së në Bruksel vendosën sot sanksione ndaj iranianëve për kufizimin e trafikut detar në ngushticë”, njoftoi ajo në X.

Ajo shtoi se kjo është hera e parë që BE-ja po zbaton regjimin e saj të ri të sanksioneve për mbrojtjen e lirisë së lundrimit.


Lajmi kryesor:

Irani godet, Izraeli kundërpërgjigjet; sulmet ndalen pas disa orësh, Trump ndërhyn me thirrje për paqe, Teherani: Provo sulmo Libanin dhe të përgjigjemi