Irani ka nisur një valë sulmesh drejt Izraelit në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se ka kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Iranin qendror dhe perëndimor
Kjo ishte hera e parë që Izraeli goditi Iranin që kur armëpushimi hyri në fuqi - dy muaj më parë. Mediat shtetërore iraniane raportuan shpërthime në Teheran, Isfahan, Tabriz dhe Naxhafabad.
Huthët e Jemenit lëshuan një raketë balistike drejt Izraelit në mbështetje të regjimit iranian. Para-alarmimet e telefonave celularë u aktivizuan disa minuta para sirenave dhe miliona njerëz janë strehuar.
IDF tha gjithashtu se të gjitha raketat iraniane të qëlluara drejt Izraelit këtë mëngjes u interceptuan.
Irani e ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit duke sulmuar Hezbollahun në periferitë jugore të Bejrutit - ku të paktën dy persona u vranë.
Ndërkohë Uashingtoni i ka bërë presion Izraelit që të ndalojë sulmet në Liban për të lënë hapësirë për një marrëveshje rajonale me Iranin.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësimin se sulmet e fundit të Izraelit ndaj Iranit mund të prishin negociatat e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje të re.
Sipas raportimeve, sulmet izraelite u kryen pavarësisht kërkesës së Trump drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse.
Një zyrtar amerikan, i cituar nga Axios, tha se Trump i kërkoi Netanyahut të priste, duke argumentuar se SHBA-ja ishte pranë një zhvillimi pozitiv në bisedimet me Iranin.
“Ne jemi afër të bëjmë diçka të mirë në lidhje me një marrëveshje”, mësohet t’i ketë thënë presidenti amerikan homologut izraelit.
Lajm në përditësim...

Foto: Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar disa biseda telefonike me disa media amerikane dhe ndërkombëtare pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit.
Para bisedës së tij telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump deklaroi për median amerikane Axios se kishte ndërmend t’i kërkonte liderit izraelit të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj Teheranit.
“Sulmet iraniane nuk lënduan askënd. Secila palë bëri lëvizjen e saj. Izraeli kreu sulmin e tij dhe Irani kreu sulmin e tij. Nuk kemi nevojë për një tjetër”, citohet të ketë thënë Trump.
Ai shtoi se do të telefononte menjëherë Netanyahun për t’i kërkuar që të mos kundërpërgjigjet ushtarakisht.
Irani ka mohuar të ketë nisur një sulm ndaj bazës ajrore Al-Kharj në Arabinë Saudite, tha një zyrtar ushtarak i cituar nga agjencia e lajmeve Fars.
"Ne nuk qëlluam asnjë të shtënë në bazë", theksoi ai.
Arabia Saudite lëshoi sirena paralajmëruese për raketa këtë mëngjes në një zonë pranë bazës ajrore, ku ndodhen forcat amerikane.
Komente






