BE-ja kritikon Turqinë për shtetin e së drejtës dhe lirinë e fjalës

/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian dënoi sot një tendencë negative për shtetin e së drejtës në Turqi dhe përkeqësime serioze për lirinë e fjalës, në një raport vjetor për progreset e këtij vendi drejt një anëtarësimi në BE.
"Ky raport nënvizon tendencën e përgjithshme negative për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore", theksoi Komisioni Evropian në një komunikatë, në një kohë kur BE-ja është në negociata me Ankaranë për përmirësimin e bashkëpunimit për krizën e imigracionit.
"Pas disa viteve progres në lirinë e fjalës, përkeqësime të mëdha janë verejtur këto dy vitet e fundit", shprehu me keqardhje ekzekutivi i Brukselit, që përshëndeti përveç të tjerave përpjekjen që përbën pritja e dy milionë refugjatëve sirianë dhe irakianë në Turqi.
"Qeveria e re e formuar pas zgjedhjeve të parakohshme më 1 nëntor do të përgjigjet për këto prioritete urgjente", theksoi Komisioni, raporti i të cilit duhet të ishte publikuar fillimisht në dy javët e para të muajit tetor.
Publikimi i këtij raporti u shty pas zgjedhjeve të fituara nga partia islamo-konservatore e presidentit Recep Tayyip Erdogan, që siguroi maxhorancën absolute në Parlament.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social