Në mënyrë që të evitojë krizën humanitare dhe për të lehtësuar ngarkesën e regjistrimit të mijëra emigrantëve Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për pranimin e emigrantëve në Ballkan. Ky lajm konfirmohet nga zyrtarë të BE-së.
Radio Europa e Lirë shkruan se Komisioneri i Migrimit të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos u shpreh se qendrat për pranim do të ngriheshin në vendet joanëtarë të BE-së, siç janë Maqedonia dhe Serbia.
Kjo ide ka ardhur nga shqetësimet se me fillimin e dimrit, emigrantët mund të ballafaqohen me të ftohtin dhe me problemet ne vendet e varfra ballkanike. Duke patur paraysh faktin se shtetet e pasura si Gjermania dhe Suedia i kanë të mbushura kapacitetet e tyre për pranim të emigrantëve.
“Disa shtete anëtare nuk do të jenë në gjende të menaxhojnë ngarkesën dhe i kanë mbyllur kufijtë e tyre ndaj fluksit të emigrantëve”- tha Jean Asselborn, ministër i jashtëm i Luksemburgut, vend që kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com