BE: Jemi të shqetësuar për
dhunën etnike në Maqedoni

BE: Jemi të shqetësuar për<br />dhunën etnike në Maqedoni
BRUKSEL- Komisioni Evropian “shpreh keqardhjen e thellë” për vërshimin e sulmeve ndërmjet sllavëve të Maqedonisë dhe komunitetit shqiptar dhe u bën thirrje politikanëve dhe shoqërisë civile të ruajnë “pasojat emocionale” me kujdes, tha një zëdhënës i zgjerimit i komisionerit Fule në datën 12 mars, shkruan Euroaktiv.

Maqedonia gjatë ditëve të fundit në mënyrë periodike ka pasur trazirat më të këqia për dhunën etnike që nga konflikti i armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë në 2001. Dhuna e asaj kohe çoi në marrëveshjen e paqes së Ohrit.

Përplasjet e fundit cuan në përleshje bandash të rinjsh nga komuniteti më i madh maqedonas dhe shqiptarëve etnikë, duke lënë më shumë se 12 të lënduar, thanë zyrtarë të policisë dhe ministrisë së brendshme.

Dhuna filloi pasi dy burra shqiptarë etnikë u qëlluan për vdekje nga policia në një sherr për vendin e parkimit në qytetin e Gostivarit.

Presidenti maqedonas Ivanov tha të dielën se ai do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse është e nevojshme dhe apeloi për një “sjellje të përgjegjshme”.

Zëdhënësi i BE Peter Stano tha se Fule do të shkojë në vend në 15 mars për bisedimet paraprale dhe do të ngrejë edhe problemin e nevojës për “implementin e marrëveshjes së Ohrit në 2001”.

Kjo do të jetë një cështje e dialogut të nivelit të lartë që do të hapet mes Shkupit dhe Brukselit, tha Stano. Maqedonia është gati të fillojë bisedimet paraprake me BE në përpjekje për të reduktuar zgjatjen e negociatave të anëtarësimit, të cilat janë pezulluar për shkak të sherrit për emrin me Greqinë.

Edhe pse ish republika jugosllave u bë një kandidat për BE në 2005, Maqedonia prej 7 vitesh nuk ka qenë në gjendje të nise negociatat për shkak të shqetësimeve të Greqisë për përdorimin e emrit Republika e Maqedonisë.

Të 12 vendet që i janë bashkuar BE në 2004 dhe 2007 kanë qenë të afta të mbyllin bisedimet në më pak se 6 vite.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike