Të udhëtosh me tren nëpër Evropë një herë në jetë, për shumë të rinj por edhe më të moshuar është mishërimi i vetë lirisë. 38.000 të rinj evropianë kanë tani mundësinë të fitojnë një biletë falas për të udhëtuar me tren në të gjithë kontinentin edhe një herë.
Dhe për të rinjtë jashtë BE-së
Komisioni Evropian ka njoftuar fillimin e raundit të ardhshëm të programit të udhëtimit "DiscoverEU", ku mund të marrin pjesë qytetarët e vendeve të BE-së, si dhe të rinjtë nga Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Turqia dhe Serbia. Deri tani nuk ka ndonjë shpjegim pse shtetasit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk janë përfshirë në këtë projekt.
Të rinjtë mund të aplikojnë për bileta deri më 18 tetor në orën 12:00, njoftoi Komisioni në Bruksel.
Kushdo që dëshiron të fitojë një biletë falas, fillimisht duhet të demonstrojë njohuritë e tij në një kuiz të shkurtër. Fituesit mund të udhëtojnë nëpër Evropë deri në 30 ditë midis 1 marsit 2024 dhe 31 majit 2025.
Dhuratë për ditëlindjen e 18-të
Programi është i dedikuar për të rinjtë e moshës 18 vjeç e lart. Më saktësisht, të gjithë të lindurit nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2005 mund të marrin pjesë. Pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara ose probleme shëndetësore mund të sjellin një shoqërues me vete.
Iniciativa "DiscoverEU" filloi në vitin 2018 dhe ishte ideja e aktivistëve Vincent-Immanuel Herr dhe Martin Speer. Propozimi i tyre për t'i dhënë çdo qytetari të BE-së një biletë Interrail për ditëlindjen e tyre të 18-të dhe për t'i prezantuar ata në kontinent në këtë mënyrë u përmbush./DW
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28