
Bashkimi Europian ka paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin merr vendimin për njohjen e dy rajoneve që kontrollohen nga separatistët në Ukrainën Lindore.
"Nëse ka aneksim, do të ketë sanksione dhe nëse ka njohje, unë do t'i vendos sanksionet në tryezë dhe ministrat do të vendosin," tha më herët shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Lajmi kryesor:
Përshkallëzohet konflikti, Putin njeh republikat separatiste, urdhëron trupat ruse të hyjnë në Lindje të Ukrainës! BE: Do reagojmë me vendosmëri! Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit










